Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
.
376
Kryefaqja « | Fizikë | Kimi | Histori | Teknologji | Galeria | Kontakti
INFORMATIK
Këtu i gjeni te gjitha..!!
- Adressa IP
- Aktivizimi Accessit
- Bluetooth
- Egronomia
- E-mail
- ERROR dhe DON'T SEND
- Fjalor Interneti
- Fjalor i Termave WAREZ
- Formatizimi Windows Vista
- Gjuhët e Programimit
- Gjuhë e Programimit C dhe C++
- Html
- Html Kode Per Faqen tuaj
- Html Kode te Ngjyrave
- Interneti
- Internet Protocol
- Insertimi i Fotografive
- Kerkimi i Informacioneve ne Internet
- Kompjuteri
- Krijo Virus
- Largimi i Fjalkalimit
- Loacal Area Network
- Mbroni Te Dhenat Ne Laptop
- Mbushja e tabelave me te dhena
- Memoria
- Meso HTML
- Microsofft Excel
- Microsofft Word
- Multimedia
- Mp3
- Open Office
- Pajisjet e sistemeve per Komunikum
- Përmirësoni wireless network
- Procesimi
- Programimi Kompjuterik
- RAM
- RSS
- Shpejto Rrjetin
- Sherbimi IRC
- Skano PC-n Pa Software
- Tastet ne Tastier
- Temperatura e Procesorit
- Virusi
- XML dhe SGML
- Wi-Fi
- Wireless
- Wireless Lan
- WWW - World Wide Web
- Zhvendosja Dhe Fshirja e Opcioneve
INFORMATIKA
Informatika është shkenca që merret me të gjitha çështjet e përpunimit të vetvetishëm të informacionit nëpërmjet përpunuesve elektronikë.

Termi informatikë është bashkimi i dy fjalëve të gjuhës franceze “informatique”, informacion (ose të dhëna, informata) dhe automatique (automatik) dhe u përdor për herë të parë në vitin 1962 nga Philippe Dreyfus për të treguar përpunimin automatik aritmetik të informacionit. Ka shumë përkufizime të ndryshme se çfarë përfshihet brenda termit informatikë.

"Informatika është shkencë që merret me përpunimin automatik të informacioneve me kompjuter, ku me përpunim nënkuptohet: pranimi i informacioneve nga pajisjet hyrëse dhe shndërrimi i tyre në sinjale; përçimi i tyre nëpër linja për komunikim brenda kompjuterit me teknika të ndryshme; vendosja në kujtesën kompjuterike; përpunimi nga njësia qendrore njehsuese (procesori) me ndihmën e programit kompjuterik të përshtatshëm dhe në fund, shndërrimi i sinjaleve në informacione të kuptueshme për shfrytëzuesin, nga pajisjet dalëse".

Informatika është shkencë:

e analizës teorike dhe konceptimit të sistemeve informatike Informatika teorike,
e formimit organizativ dhe teknik të sistemeve informatike - Informatika e sistemeve ose Informatika praktike dhe
e realizimit të sistemeve informatike, sidomos e realizimit të komponentëve teknike (Hardware)- Informatika teknike
Detyra e informatikës qëndron kështu në përpunimin e të dhënave në lidhje me një problem praktik, informacionet që nevojiten për zgjidhjen ose trajtimin e vetë problemit. Mjeti themelor teknologjik në të cilin bazohet informatika është Përpunuesi Elektronik. Çdo kompjuter, nga më i fuqishmi deri tek më ekonomiku, është i përbërë nga dy elemente themelore: harduere dhe softuere. (hard = i fortë, i rëndë; soft = i butë, i lehtë ware = përbërës). Me termin harduere tregohet çdo pajisje fizike, pjesë e kompjuterit si për shembull (kasa, ekrani, kujtesa, disku, tastiera, njësite hyrëse dhe dalëse etj.) Nga ana tjetër me termin softuere tregohen programet që përdoren në kompjuter (Word, Excel, Gimp, ...) dhe që nëpërmjet informacioneve të ruajtura nga hardueri, prodhojnë rezultatet e kërkuara nga përdoruesi.
HYRJE NE INFORMATIKE

Me fjalen informate nenkuptohet nje njohuri e cila na bene me dije mbi ndonje dukuri, te dhene apo ndodhi. Informata duhet te jete e saket, ne kohen e duhur, ne vendin e duhur dhe te kushtoj sa me lire. Sot ne boten e besnesit, strategjise dhe zhvillimit dinamik te teknologjive te reja lufta per informata te llojllojshme eshte pikesynimi i cdo firme, cdo shteti apo asocijacioni tjeter kombetar apo nderkombetar. Ai qe e ka informaten e sakte, ne kohen e duhur ai ka cdo gje! Perpunimi informatave dhe distribuimi i tyre me se leti dhe me se shpejti behet me perdorimin optimal te kompjuterve. Informatika Informatika eshte shkenca e cila mirret me studimin automatik te informatave. Emri rrjedh nga shkurtesa e fjaleve angleze Information automatic (Informatic). Informatika mirret me perpunimin e nje sasie te madhe te dhenash a informatash me ane te kompjuterve per qellime ose studime shkencore, teknike ekonomike etj. sipas nje programi te caktuar qe me pare. Ajo po ashtu mirret edhe me studimin e ligjshmerive te informatave, zhvillimin teorise mbi informatat, zbatimin e informatave ne jeten e perditshme, ne shkence dhe ne teknologji. Informatika sot eshte e vetmja shkence e cila i lidhe ngusht ndermjet veti dishiplinat shkencore fare te kunderta per nga natyra dhe qellimet e tyre themelore, sikurse jane: kibernetika, elektronika, elektroteknika, teorija e informatave, kompjuterizmi, psikologjia etj.etj. Kembimi i infomatave Informatat kembehen ne mijera menyra. Dy persona informatat mund t`i kembejne duke biseduar prane tavolines apo vendit te punes, me telefon, nepermjet te faksit, teleprinterit apo incizimit ne audio apo video kasete. Informatat publike kembehen me ndihmen e radiovaleve nepermjet te radios, televizionit apo internetit si lajme ditore apo emisione te posacme, pastaj nepermjet te informatoreve te ndryshem sic jane gazetat, revistat, periodiket, librat etj, etj.Informatat hulumtohen me metoda te ndyshme. P.sh. informatat mbi rrethiren mikroskopike (gjera qe syri nuk i shef per shkak se jane shume te imeta) njeriu i merre me ndihmen e mikroskopit. Informatat nga Galaksite e ndryshme njeriu i hulumton dhe i merre me ndimen e teleskopit. Matja e madhesive te ndyshme nga rrethina behet me ndihmen e vegelave te thjeshta apo te instrumenteve shume precize e te shtrenjeta. Informaten mbi foshnjen ne barkun e nenes e marrim me ndihmen e ultrazerit, informaten mbi gjendjen e ashtit te thyer te kembes apo dores e marrim me ndihmen e rrezeve rentgene, informaten mbi poziten strategjike te nje objekti interesant e marrim me se miri me ndihmen e drites laserike, hulumtimin e botes nenujore dhe te relefit te fundit te detit me se miri e bejme me ndihmen e ultrazerit, hulumtimin e atmosferes dhe objekteve ne te me se miri e bejme me radar etj. etj.Mjetet per regjistrimin e informatave jane te shumeta. Zeri incizohet me ndihmen e mikrofonit ne kasetofon apo diktafon ndersa pamja incizohet me ndihmen e kameres optike ( si mjedis regjistrimi perdoret filmi apo CD ROM-i ) apo kameres televizive ( si mjedis regjistrimi perdoret lenta magnetike ). Komjuteri Njeriu qe nga zafillja e tij, me siguri, intuitivisht, eshte munduar qe te perdori mjete te ndryshme per ta letesuar punen e vete fizike. Keshtu, majmuni e perdore shkopin per t`i arrijte bananet mbi koken e tij, njeriu ka zhvilluar makinat e thjeshta e me vone edhe aparate e makina te nderlikuara. Me siguri zbulimi i kompjuterit ka qene dhe eshte nje nder revulucionet e medha njerezore. Me fjalen komjuter nenkuptohet nje makine, gati intelegjente, e cila na sherben per kryerjen e shume veprimeve. Sot, kompjuterin duhet te kuptuar si nje vegel te nderlikuar e cila sherben per perpunimin e infomatave apo te dhenave te ndyshme, nder te cilat jane edhe te dhenat numerike. Me ndihmen e komjuterit informata ne menyre automatike regjistrohet, perpunohet sipsas rregullave te caktuara, aktivohet dhe edhte ne disponim per perdorim te metejshem, per distribuim etj. Kompjuterizmi Me fjalen komjuterizem nenkuptohet cdo gje qe ka te beje me perpunimin automatik te te dhenave apo informatave me ndihmen e komjuterit si dhe me vete komjuterin. Informatika dhe komjuterizmi jane dy lemenje te cilet gershetohen ndermjet vete dhe plotesojne njeri tjeterin. Qellimi kryesor, te perserisim edhe nje here, eshte qe te mblidhen informatat dhe te aktivizohen ne menyre automatike ne kompjuter, te perounohen dhe te jene te gatshme per distribuim apo transmetim te metejshem. Kjo eshte detyre e kompjuterizmit. Njesite e kujteses Njesia e kujteses ne informatik eshte bit-i (simboli: bit i cili rrjedh nga tri germa te fjaleve anglishte: Blnary digiT ). Nje bit paraqet vetem nje kombinim binar p.sh. "bardh" dhe "zi". Domethene, 1 bit paraqet gjendjen themelore te informates me vlerat "po" ose " jo", "mundet" apo "nuk mundet", "kalon" apo "nuk kalon", "ka" apo "nuk ka", "eshte" apo "nuk eshte", "vlen" apo "nuk vlen" etj., sipas rastit. Keto gjendje ne informatike simbolikisht paraqiten vetem me kombinimin e dy simboleve: zero (0) dhe nje (1) ne sistemin binar ( me bazen 2). Cdo informate mund te paramendohet se perbehet nga bit-et p.sh. fotografine mund ta paramendojme se perbehet nga kombinimi i gjendjeve "zi" dhe "bardh". Njesine bit nuk duhet ta ngaterrojme me njesine bajt ( simboli: b qe rrjedh nga fjala angleze byte) qe eshte tete here me e madhe se bit-i d.m.th.1b = 8 bitNje bajte paraqet numrin e gjendjeve te sistemit prej 28 = 256 qe do te thote se nje bajt paraqet 256 gjendje te sistemit apo 256 kombinime te mundshme te sitemit binar. Me keto kombinime mjafton qe te dergohen te gjitha germat e alfabetit shqip (36), numrat 0-9 (10) dhe mbeten edhe 210 kombinime te lira, te cilat ne tabelat ASCII jane plotesuar me shkronja te alfabeteve te ndryshme te botes, me simbole te posacme grafike etj.Varesisht nga lloji i procesorit te ndertuar ne kompjuter, ne te pernjeherit mund te perpunohen (mbledhen, zbriten, barten, kembehe etj.) informata me madhesira te ndyshme. Procesoret e pare, 8086, kane mundur pernjeherit te perpunoj informatat prej 8 bitesh, prandaj madhesia e kujeses prej 8 bit eshte marre si njesi thmelore e kujteses dhe eshte quajtur bajt. Sot ekzistojne procesore, qe pernjeherit mund t’i perpunojne informatat prej 16 bit dhe quhen 16 biteshe (80286), prej 32 biteshe (80386 dhe 80486), apo ne kohen e fundit prej 64 bit qe quhen 64 biteshe (pentium ose 80586!).Kapaciteti specifik i kujteses apo kapaciteti i kujteses se nje karakteri (shkronje) eshte c = 8 bit/karakter = 1b/karakterZakonisht ne informatike perdoren shumefishat e bajtit sic jane: Kilobajti (simboli: kb) 1 kb = 1024 b, megabajti (simboli: Mb) 1 Mb = 1024 kb, gigabajti (simboli: Gb) 1 Gb = 1024 Mb = 1024.1024 kb = 1024.1024.1024 b = 230 b.Ndoshta keni vrejtur se shumefishat e bajtit per nga vlera nuk perputhen me parashtesat nderkombetare per shumefishat dhe nenfishat. Dallimi eshte ne 24 njesi dhe ato me shume per te vetmen aresye se eshte 210 = 1024Kjo eshte e aresyeshme pasi ne informatike perdoret sistemi binar i numrave.Njesia e shpejtesis se informatave quhet bit per sekonde (simboli bps-bit per sekonde apo b/s).Fuqia e njesise qendrore per perpunimin e te dhenave CPU (Central Processing Unit) shprehet me numrin e komandave te cilat CPU mund ti kryeje ne kohen e caktuar. Njesia e fuqise se CPU eshte MIPS (Mega Instructions Per Second) qe paraqet nje milion instruksione ne sekonde, apo MFLOPS (Mega FLOating Points instructions per Second) e cila perdoret vetem per fuqine e llogaritjeve. Zhvillimi i llogaritesveKompjuteri eshte nje nder mjetet me te nderlikuara qe sherben per regjistrimin, transmetimin dhe perpunimin e informatave. Zanafilla e tij mund te mirret qe nga koha kur njeriu ndertoi veglen e pare per llogaritje. Sipas te dhenave historike, simbolet me te vjetra te numrave, te shenuara ne thonjte e njerezve, jane gjetur ne Kine afro 5000 vjet p.e.r. Sic dihet Sumeret (Mesopotami), afro 3000 vjet p.e.r. kane zhvilluar sistemin e llogaritjeve me baze 60, qe ne te njejten menyre e perdorim edhe sot e kesaj dite ne rastin e matjes se kohes apo te kedeve (1ore =60 minuta, 1minute =60 sekonda; 10 =60`, 1`=60"). Afro 2000 vjet p.e.r. ne Kine, ne kohen e studimit te dinastise Cu, eshte perdorur nje vegel per llogaritje, e cila ka qene e perbere nga disa sfera te vendosura ne disa shkopinj. Mendohet se kjo vegel ka qene paraardhese e numeratores se njohur romake abakus e cila qe harruar ne Europe e te cilen riktheu shkencetari francez Gerbert. Diku ne vitin 800 te e.r., arabet i formojne simbolet e numrave qe perdoren edhe sot e kesaj dite. Eshte interesant te theksohet se arabet e njohin zeron, ndersa aso kohe romaket kishin simbole per numra por nuk e njihnin ende zeron. Veper te njohur nga matematika ka shkruar arabi Al-Hovarizmi dhe per hir te tij, ne matematike, nje shprehje quhet algoritem. Ne Europe simbolet arabe te numrave depertojne nga fundi i shekullit te 16. Shkencetari skocez Nepier me 1614 ka ndertuar veglen per llogaritje te quajtur logaritmer. Shkencetari francez Paskal (Pascal) me 1642 ka ndertuar nje vegel per mbledhjen dhe zbritjen e numrave deri me dymbedhjet shifra, ndersa shkencetari gjerman Laibnic (Leibnitz) me 1674 ka ndertuar aparatin llogarites me ndihmen e te cilit kane mundur te kryhen kater operacionet themelore me numra me nga 12 shifra, i cili ruhet ne muzeumin teknik ne Mynhen dhe njihet si aparati i pare per llogaritje. Laibnici, i pari ka themeluar sistemin binar i cili, sic pame me siper, paraqet bazen e aparateve elektronike bashkekohore per llogaritje. Francezi Falcon i pari i ka perdorur, me qellim kujtese derrasat e shpuara ne aparatin e tij hidraulik. Per qellime te ngjajshme, i afermi i tij Zhakuard (Jacquard), i ka perdorur kartelat e shpuara. Parimi i kujteses me shirita te shpuar perdoret edhe tani ne aparate te ndryshem llogarites.Matematikani anglez Carls Bebixh (Chales Babbage) ne vitin 1834, e ka ndertuar llogaritesin analitik, i cili ne parim i ka te gjitha pjeset (njesite) qe i kane llogaritesit bashekohor sic jane: njesia matamatike, kujtesa, njesia operative dhe njesia dalje/hyrje. Ky llogarites ka qene shume i shtrenjte dhe nuk eshte realizuar. Megjithate, Babbage, njihet si shpikes i llogaritesve. Matematikani anglez Bul (Boole) i ka vene bazat e matematikes logjike, pa te cilen nuk mund te paramendohet shkenca e trajtimit automatik te informacionit-informatika. Ne vitin 1873 ne SHBA eshte konstantuar aparati i pare i shkrimit per qellime komerciale i quajtur "Remington No1". Po kjo firme, ne ate vit, ka afruar edhe llogaritesin e pare per qellime komerciale. Aso kohe, profesori i univerzitetit te Lajpcigut, Ferdinand Braun, shpiku dukurite e gjysmepercueshmerise ne kristale. Dihet se disa kristale rrymen elekrike ne njerin kah e percojne, ndersa ne kahun tjeter nuk e percojne. Ky autor, zbulimin e vet, nuk arriti qe ta aplikoj dhe fare nuk ishte i vetedijshem se me te, megjitheate, ia kishte hapur dyert epokes se kompjuterve elekronike. Ne vitin 1890, amerikani Herman Hollerith, kishte realizuar nje makine elekromekanike me ndimen e se ciles kishte perpunuar rezultatet e regjistrimit te popullsise se SHBA vetem brenda nje muaji, gje per te cilen, aso kohe nevojiteshin plot 7 vjet. Po ky autor ne vitin 1896 themelon shoqaten me emrin "Tabuling Machine Company", te cilen ne vitin 1924 e riemerton ne "International Business Machines" ose shkurt IBM, e cila sot paraqet emrin me te njohur ne bote sa i takon prodhimit te kompjuterve dhe komponenteve te tyre. Ne vitin 1906 shkencetararet De Forest dhe R.von Lieben arrijne te konstuktojne trioden elektronike. Ne vitin 1930 behet spjegim i suksesshem i gjysmepercueshmerise ne kristale. Ne vitin 1938 matematikani amerikan Claude Elwood Shannon ka vene themelet e informatikes. Ky, se bashku me Shestakovin kane vertetuar se te gjitha operacionet matematikore mund te kryhen me dy funksione themelore: PO ose JO. Keshtu, Shannon verteton se cdo informate matematikisht dhe logjikisht mund te analizohet dhe perpunohet. Ne kete menyre lind e ashtuquajtura "teoria e informatav" e cila ka zbatim ne cdo leme shkencor. Zbatimi i kompjuterve dhe i informatikes sot behet ne fizike, matematike, teknike, medicine, biologji, fonetike, psikologji, tregeti, arsim, muzike, art, etj. Ne peridhen 1940-45, si pasoje e Luftes se Dyte boterore, ndodhi nje seri zbulimesh, nder te cilat jane: ndertimi i monokristaleve, pastaj i gjysempercueseve dhe me ne fund, edhe zbulimi i tranzistorit. Aplikimi i tranzistoreve ka mundesuar zevendesimin e llambave elektronike dhe keshtu ka hapur mundesine e miniaturizmit te komponenteve elekronike qe jane perdorur ne aparatet e atehershem elektronike. Ne vitin 1943 dy profesore amerikane, Wiliams dhe Kilburn, sipas projektit te kolegut te tyre, po ashtu nga univerziteti i Harvardit, ndertuan kompjuterin e pare elektronik ne bote. Ky projekt u krye ne firmen IBM dhe kompjuteri mbante emrin MARK I. Dimensionet i kishte: gjatesia 17 m, lartesia 2,5 m dhe permbante me se 1 milion pjese. Programuesi i ketij komjuteri ishte matematikani gjenial anglez Alan Turing, i cili ka vene themelet e llogaritjes bashkekohore. Gjenerata e pare e kompjuterve (1946-1953) Ne komjutert e gjenerates se pare karakteristike themelore e tyre eshte perdorimi i relejeve dhe gypave elektronike qe kane shkaktuar ngrohje te medha te sistemit dhe kane harxhuar energji te madhe. Ne vitin 1946 ne universitetin e Pensilvanise, ne Filadelfia, eshte ndertuar kompjuteri i pare i vertet elektronik i quajtur ENIAC. Masa e tij ka qene afro 30 ton, ka zene nje siprfaqe prej 150 metra katrore dhe ka pasur me se 19000 gypa elektronik. Ka qene ne nivel me te ulet teknologjik se sa MARK I, por gati njemije here me i shpejte se ai. Po ashtu relete e shumta ne sistem ne kane qene burim i telasheve te shpashta teknike. Ne vitin 1948 ne firmen e njohur Bell Telephone Corporation prodhohet tranzistori. Ne vitin 1950 konstruktoret e kompjuterit ENIAC ndertojne kompjuterin e quajtur MARK III, ku per here te pare si bartes i te dhenave te brendeshme perdoren doboshi magnetik dhe shiriti magnetik. Disku magnetik eshte perdorur per here te pare ne kompjuterin IBM 305 RAMAC. Ne vitin 1950 fizikani anglez, Brian Josephson, i ve bazat e teknologjise per ndertimin e qarqeve te integruara ne pllakezen e siliciumit. Aso kohe, fillojne edhe vende te tjera, krahas SHBA-ve, te ndertojne kompjutere. Gjenerata e dyte e kompjuterve (1953-1964) Karakteristike themelore e kompjuterve te kesaj gjenerate eshte aplikimi i elementeve gjysempercuese tranzistoreve ne ta. Cmimi i tyre tani eshte shume me i ulet, dimensionet shume here me te vogla dhe koha e punes shume me e gjate (flitet se kur kompjuteri MARC I punonte pa nderprer 4 ore te gjithe ishin shume te lumtur!). Ne kete periudhe zhvillohen gjuhet programore algol dhe cobol, sistemet operative te diskut etj. Ne kete periudhe prodhues te njohur te kompjuterve dhe komponenteve tjera te kompjuterizmit jane firmat: IBM, Sperry Univac, Burrougs, Control Data dhe Honeywell. Supozohet se ne vitin 1960 ne bote kane qene te instaluar afro 16000 komopjuter. Ne kete periudh, ne treg paraqiten edhe shkruesi i pare elektronik, i cili i jep kuptim edhe me te thelle kompjuterizmit ne teresi. Gjenerata e trete e kompjuterve (1964-1970) Karakteristike e kesaj periudhe jane perdorimi i qarqeve te integruara-cipave. Ne vitin 1964 firma IBM e ka ndertuar sistemin 360 me teknologjine e mikrokristaleve dhe ne kete menyre kan filluar kompjuter me dimensione shume me te vogla se te kompjuterve te prodhuar deri atehere. Me kete teknologji jane ndertuar edhe kompjutert e pare per hulumtime kozmike. Me 1965 firma DEC nxjerr ne treg kompjuterin e pare komercial me procesor te quajtur PDP. Ky kompjuter eshte perhapur me te shpejte ne shume vende te botes. Ne vitin 1966 firma IBM nxjerr ne treg modelin 1800 si prodhim serik. Po ate vit, firma Spery Univac, prodhon modelin 1900, i cili per here te pare zbaton lexuesin optik per venien e te dhenave ne kujtesen e kompjuterit. Po ne ate vit, arrihet qe nje pllake te siciliumit te ndertohen qarqet me nga 60 tranzistore. Ne vitin 1960, nje inxhinjer, themelon firmen INTEL, e cila merret me prodhimin e qarqave te integruara. Ne kete firme jane prodhuar procesoret katerbitesh dhe tetebitesh. Praktikisht me kete ka lindur mikroelektronika. Ne kete peridhe llogaritesit ndertohen me lehtesi te madhe ne dimenzione te vogela. Generata e katert e kompjuterve (1971-1993) Karakteristike e kesaj gjenerate te kompjuterve eshte se komponentet e tyre jane ndertuar me nje teknologji te re, te ashtuquajtur integrim i densitetit te larte (LSI). Kjo teknologji mundeson nje densitet fantastik te elementeve, ashtu qe hapesira e vendosjes se elementeve te kompjuterit bashkekohore eshte shume e vogerl. Sot perdoret nje teknologji edhe me e persosur, e quajtur VSLI, ku te gjithe mikroelementet jane te vendosur ne nje pllakze te vetme prej siliciumit qe quhen cip apo procesor. Ne vitin 1981 firma IBM paraqet ne treg kompjuterin IBM-PC te quajtur kompjuter personal qe njihen me shkurtesen PC (Personal Compjuter). Procesoret e sotem jane gjithnje e me te fuqishem, me te shpejte dhe me te sigurte ne pune. Gjenerata e peste e kompjuterit (1993-?)Gjenerata e jone e kompjuterve, gjenerata e peste, cilesohet me ate se kompjuteri perpos llogaritjeve, eshte i afte qe te perpunoj edhe bazat e te dhenave, njef shikrimin dhe zerin e shfytezuesit, mund te perpunoje figurat apo vizatimet e ndyshme. Gjenerata e gjashte e kompjuterve Gjenerata e gjashte e kompjuterve mund te shihet fshehurazi dhe cilesi e saj do te jene te ashtuquajturit biokompjuter te cilet do te bazohen ne te ashtuquajturin biocip. Ndoshta me kete gjenerate do ta presim vitin.....? HARDUERI – Perberja e kompjuterit Sic thame me siper, kompjuteri eshte pajisje elektronike shume e nderlikuar qe sherben per regjistrimin, transmetimin dhe perpunimin e informatave qe mund te manifestohen si llogaritje, udheheqje te proceseve, perpunim i tekstit, te dhenave te ndyshme si dhe per perdorime me te pergjitheshme. Kompjuteri, marre ne kuptimin e gjere, perben prej dy komponenteve te quajtura: harduer (Hardwer- pjes fizike e tij ) dhe softuer (Softwer- programet dhe udhezimet per pune). Me fjale tjera, softueri eshte pjesa programore e harduerit pjesa mekanike e kompjuterit. Hardueri permban komponentet fizik te kompjuterit sic jane: tastiera (Keyboard), monitori, shtypesi (Driver-"drajver"), miu (Mouse),disku i ngurte (Hard Disk), disketa (Floppy Disk), vizatuesi, modemi, lexuesi (Scanner)etj. Softueri permbane programe dhe te dhena te cilat e udhezojne kompjuteri ne punen e tij, literatura, dokumenacioni dhe udhezimet ne lidhje me kompjuterin. Hardueri mund te krahasohet me gramafonin e disqet, ndersa softueri me muziken e incizuar ne disqe. Organizimi fizik i kompjuterit PC (Personal Computer) i zakonshem perbehet nga keto pjese:Njesia qendrore, Pajisjet e kujteses (Storage Devices), Pajisjet hyrese (Inpout Devices), Pajisjet dalese (Outpout Devices). Njesia qendrore Njesia qendrore eshte e vendosur ne shtepizen e kompjuterit ku ndodhen keto pjese kryesore: Pllakeza ame (Motherboard) ku jane te vendosura: * njesia procesore qendrore CPU (Central Procesing Unit);* kujtesa operative RAM (Random- Access Memory);* kujtesa e perhereshme ROM (Read Only Memory); Njesia e diskut te ngurte (Hard Disk Driver); Njesia e disketave (Fllopy Disk Driver); Njesia arithmetike logjike, kooprocesori, ku kryhen te gjitha kalkulimet; Kartelat per operacionet hyrese/dalese(Input/Output I/U); Pjesa e rrjetes per furnizim me rryme elektrike. Pllakeza ame Pllakeza ame eshte pjesa kryesore e cdo PC-e. Perpos te tjerash ne te gjendet edhe njesia procesore qendrore e cila quhet procesor apo mikroprocesor. Procesori eshte nje teresi e qarqeve te integruara elektronike (cip). Procesori Procesori (apo mikroprocesori) paraqet "trunin e kompjuterit" dhe njesin procesore qendrore CPU (Central Procesing Unit). Procesori ne vitet e 70 i ka pajisur kalkulatoret e xhepit. CPU eshte e vendosur ne nje pllakze te holle siliciumi me te gjitha komponentet e saj e qe jane: AU (Adressing Unit) njesia e adresave; EU (Execution Unit) njesia ekzekutive; IU (Iinstruction Unit) njesia e Instruksioneve; BU (Bus Unit) njesia e magjistrales etj. Nga CPU dalin magjistralja e adresave (Adress Bus) dhe magjistralja e te dhenave (Daten Bus). Komponentet e CPU permbajne me qindra mije tranzistore te lidhur ne qarqet e integruara elektrike te cilet i formojne njesit e kujteses. Procesoret, pa dallim, punojne ne parimin e sistemit binar te numrave, ku numrave logjik 0 dhe 1 u korrespondojne tensionet elektrike prej 0 dhe 5 volt (tani edhe 3.3 V). i ka disa detyra:Perpunimi i te dhenave eshte detyra themelore e njesise procesore qendrore nga dhe eshte emertuar. Me perpunimin e te dhenave nenkuptohen veprimet logjike dhe matematike ma te gjitha veprimet tjera percjellese, sic jane p.sh. operasionet e nderlikuara matematikore, renditja e te dhenave sipas kriterve te caktuar, pershkrimi, kopjimi, bartja, arkivimi i te dhenave etj.etj. Mbikqyrja dhe harmonizmi i veprimeve te sistemit eshte detyra tjeter themelore e njesise procesore qendrore. Gjate punes se kompjuterit vihen dhe hiqen, sipas nevojes, pajisje te ndryshme, disa nga ato punojne ne te njejte kohe, prandaj harmonizimi i veprimeve te tyre eshte me se i domosdoshem.Vetia themelore e nje procesori eshte fuqia e tij me te cilen nenkuptohet aftesia qe te kryeje sa me shume veprime ne perpunimin e te dhenave. Ne fuqine e nje procesori te caktuar ndikojne disa faktore, nder te cillet jane: * Takti i procesorit;* F rekuenca e taktit (Clock);* Sasia e biteve, te cilet mund te perpunoje CPU brenda njesise se kohes;* Arkitektura e ndertimit te vete CPU-se. Takti Takti i njesise procesore qendrore eshte njeri nder faktoret me me rendesi qe ndikon ne fuqin e tij. Ne kompjuter eshte e ndertuar nje fare "ore" e quajtur gjenerator i taktit. Perpunimi i te dhenave ne procesor behet me takte. Nje veprim i caktuar ne perpunimin e dhenave kryhet brenda nje takti. Frekuenca e taktit Frekuenca e taktit (Clock),e njesise procesore qendrore paraqet numrin e takteve te bere nga ana e CPU-se ne njesine e kohes. Si madhesi shenohet me simbolin v. Veprimet e njesise procesore qendrore, sic u thame me siper, kryhen ne takte te caktuar. Kryerja a nje veprimi behet brenda nje takti. Sa me i madh te jete numri i takteve ne kete njesi, aq me e shpejte dhe me e fuqishme do te jete ajo.Kjo frekuence shprehet ne njenjesi MHz. Koha e zgjatjes se nje takti eshte e barabarte me vleren reciproke te frekuences. Procesoret e pare kane patur freguencen e taktit prej 2 MHz, nga rrjedh se perioda e taktit te tyre ka qene:T= 1=______1_____=0.5USv 2. 106Hzduke ditur se eshte Hz = s-1. Procesoret e tanishem kane frekuence te taktit deri 130 MHz e me teper! Numri biteve Numri i biteve qe mund te perpunoje CPU brenda nje takti eshte faktori tjeter me rendesi, i cili percakton fuqine procesorit te caktuar. Procesoret e pare kane mundur teperpunojne ne nje takt 8 bite, prandaj jane 8 bitesh; procesoret e llojit 80286 kane mundur te perpunojne brenda nje takti 16 bite, prandaj jane 16 bitesh; procesoret e llojit 80386 dhe 80486 kane mundur te perpunojne brenda nje takti 32 bite, prandaj jane 32 bitesh dhe procesori pentium (80586) mund te perounoje ne nje takt 64 bite, prandaj eshte 64 bitesh.Procesoret zakonisht shenohen me kombinimin e numrave dhe te shkronjave. Ne rend te pare ne simbolin e nje procesori vihet germa e firmes se prodhuesit (p.sh. i- intel), pastaj vihet numri i gjenerates i shkruar me tri shifre (p.sh.486), pastaj shkruhen shkronjat, domethenia e te cilave eshte:* SL, LC,SX,SLC etj. do te thote se procesori i tille nuk permban ne veti kooprocesor; DX do te thote se procesori i tille permban ne vete kooprocesorin. P.sh. procesori 386 DX, te gjitha magjistralet i ka 32 biteshe, ndersa procesori 386 SX nje magjistrale e ka 16 biteshe kurse tjetren 24 biteshe dhe nuk disponon me kooprocesor.* DX2 do te thot se procesori i tille ka dy frekuenca te taktit: te brendshem, e cila ka nje vlere dhe te jashtmen, e cila ka vlere dy here me te vogel. P. sh. simboli i486DX2/66MHz do te thot se frekuenca e taktit brenda vete procesorit eshte 66 MHz, ndersa frekuenca e taktit ndermjet procesorit dhe periferis eshte pergjysme me e vogel d.m.th. 33 MHz. Kjo do te thote se brenda vete procesorit shpejtesia e perpunimit te te dhenave eshte dy here me e shpejt se sa kembimi i te dhenave me periferine e njesise procesore qendrore. Sic shihet ne simbolin e procesorit, ne fund vihet frekuenca e taktit te tij. Takti i procesorit tregon se me shpejtesi vepron "ora" e tij e brendshme. Kjo ore nuk mat kohen, por jep taktin e shpejtesis se veprimeve ne kompjuter. Procesoret e ndyshem nuk kryejne te njejtin veprim ne nje takt. P.sh. procesori 486, i cili vepron me taktin prej 25 MHz, eshte me i shpejt se procesori 386, i cili vepron me taktin prej 40 MHz. Pentiumi me te njejtin takt, ndaj procesorit 486 eshte dy here me i shpejte, per shkak te arkitektures me te mire te pentiumit.Sa i takon prodhuesit, sot procesore prodhojne disa firma me fame boterore sic jane: intel, AMD, Cyrix dhe IBM. Kooprocesoret Kooprocesoret jane procesore te posacem, te cilet montohen ne pllakezen ame me qellim te kryerjes se operacioneve te ndryshme matematikore, me crast e clirojne procesorin kryesor per veprime tjera. Simbolet e kooprocesoreve bazohen ne simbolet e procesoreve kryesor, keshtu qe procesori 8 bitesh, 8086, i korrespondon kooprocesori, 8087; procesori 16 bitesh 80186 i korrespondon kooprocesori 80187; procesori 16 bitesh, 80286, i korrespondon kooprocesori 80287; procesorit 32 bitesh, 80386, i korrespondon kooprocesori 80387 dhe procesori 32 bitesh, 80486, i korrespondon kooprocesori 80487. Njesia kontrolluese Njesi a kontrolluese eshte nje pjese e pllakzes ame e cila ka per detyre qe te kontrolloj punen e veprimet e njesise qendrore procesore. Kjo njesi e njeh cdo program. Kujdeset qe ai te realizohet dhe pas kryerjes se tij te kujdeset per programet apo komandat tjera deri sa tä kryhen te gjitha kerkesat e derguara. Po ashtu kjo njesi kujdeset edhe per percjelljen e te dhenave ne printer apo ndonje njesi tjeter periferike. Magjistralja Magjistralja (Bus) eshte nje fare "kanali" i perbere prej nje tersie percuesish neper te cilen kalojne informatat brenda stuktures se procesorit apo nga procesori kah komponentet tjera te kompjuterit. Duke patur parasysh se frekuenca e taktit te procesoreve bashkekohore dita dites zmadhohet, atehere magjistralja paraqet nje fyt te ngusht ne punen e kompjuterit, per shkak se te dhenat e perpunuara nuk mund te barten me harmoni ne shpejtesine e perpunimit te tyre ne procesor, prandaj nuk shfrytezohet fuqia e procesorit dhe kompjuteri behet i ngadalshem. Sot egziston numer i konsiderueshem i magjistraleve, por cmimi i tyre ende eshte i larte. Ne shumicen e kompjuterve personal eshte ndertuar magjistralja e quajtur ISA (Industrial Standard Architekture), te cilen e ka prodhuar IBM per kompjuter AT(286). Magjistralja EISA (Enhanced Industrial Standard Architectur), e cila bart dy here me shume te dhena se ISA. Magjistralja e te dhenave (Data Bus) eshte nje teresi e percueseve qe sherben per bartjen e sinjaleve elektrike te te dhenave. P.sh. kompjutert 16 bitesh kane magjistralen prej 16 perqueseve. Magjisitralja e adresave (Address Bus) eshte nje teresi e percueseve qe sherben per bartjen e sinjaleve elektrike, te cilet paraqesin adresa. Magjistralja MCA (Micro Chanel Architecture ) sherben per kompjutert e gjenerates 386 dhe te kompjuterve PS/2. Magjistralja lokale (Local Bus) eshte e lidhur drejtepersedrejti ne procesor. Ekzistojne edhe shume magjistrale si VESA ose VL-Bus, e cila mundeson instalimin e modemit, PCI, e cila ndertohet ne pllakezat ame te prcesoreve Pentium etj. Kujtetsa Kujtesa (memorja) e kompjuterit ndahen ne dy grupe: kujtesa primare dhe kujtesa sekondare apo masovike. Ne kujtesen primare marrin pjese: kujtesa punuese (operative) RAM dhe kurjtesa e perhershme ROM, ndersa ne kujtesen sekondare merrin pjese: disku i ngurte, disketat, kasetat, CD-ROM, shiritat magnetike, shiritat optike etj. Arkivimi i te dhenave ne ndonje bartes te kujteses si dhe leximi i tyre nga ai bartes i kujteses berhet me ndimen e kokes magnetike. Arkivimi behet ne sasira te caktuara ne lokacione po ashtu te caktuara ne bartesin e kujteses. Njesia e lokacionit per arkivim quhet lokacioni i kujteses dhe zakonisht ka vleren prej 8 bite apo 1 b (bajt). Ne qofte se arkivohet nje dokument qe ka vetem 5 bit, ai do ta zeje tere kete lokacion, dhe hapesira prej 3 bitesh mbetet e pa shfytezuar, pasi nuk lejohet arkivim tjeter ne te. Keshtu lokacionet per arkivim, varesisht nga lloji i tyre, jane te madhesise 1b. Kujtesa operative RAM Kujtesa RAM eshte kujtese operative (punuese) e cila zakonisht perbehet nga kujtesa statike RAM dhe kujtesa dinamike RAM. Njesit te bartjes se kujtese statike RAM jane qarqet elektrike qe quhen Flip-fop apo bistabel te perber prej dy tranzistoreve, disa rezistoreve dhe percueseve. Bistabeli merre dy gjendje te qendrueshme qe u korrespondojne dy gjendje binare me numrat 0dhe1. Kjo lidhje mund te aktivoj nje bit kujtese. Ne qarqet e integruara mund te vendosen me dhjeta mija keso njesish. Te dhenat e aktivuara ne kujtesen statike RAM ruhen edhe pasi te ckycet kompjuteri nga rrjeti elektrik ne saje te nje baterie te posacme. Kjo lloj kujtese nuk ka gjetur ndonje zbatim te madh pasi elementet bistabile zene shume vend dhe bartesi i kujteses nxehet. Nga ana tjeter koha e qasjes te dhenave ne kete lloje kujtese eshte mjaft e shkurter.Kujtesa tjeter ishte kujtesa dinamike RAM. Njesi te bartjes se kujteses dinemike RAM jane elementet gjysmepercuese ku secili bit eshte i aktivuar ne nje kondenzator minijaturial ne trajte te nje ngarkese elektrike. Ne keta kondenzatore, te izoluar nga jasht, mund te akumulohen sasira fantastike te kujteses ne hapesira shume te vogela te gjysempercuesve , pasi kondezatoret zane pak vend. E mete e tyre eshte se kondenzatoret shpejte e humbasin ngarkesen elektrike, prandaj me nje metode te posaqme duhet te freksohen ngarkesa e tyre elektrike brenda disa milionsekondash, gje qe paraqet pengese dhe koha e casjes te dhenave te arkivuara ne kete lloj kujtese eshte mjafte e gjate. Madhesia e kujteses RAM mund te kete njeren nga keto vlera: 640 kb, 1Mb, 2Mb, 4Mb, 8Mb, 16Mb, 32Mb, 64Mb etj. Ne Windowse me pak se 8 Mb nuk preferohen.Kjo kujtese gjate punes se kompjuterit permban programet operative dhe aplikative si dhe te gjitha te dhenat, me te cilat manipulohen ne ate rast. Informatat e vendosura ne RAM mund te ruhen vetem gjate kohes se punes se kompjuterit dhe me fikjen e tij te gjitha informatat qe gjenden ne RAM humbin, ne qofte se nuk jane aktivuare me pare. Po te ndalet rryma elektrike gjate punes me PC, do te humb e gjithe ajo qe eshte e punuar me kompjuter nga arkivimi i fundit deri ne castin e ndaljes se rrymes elektrike. Per kete shkak, duhet rregulluar qe, arkivimi i te dhenave gjate punes me PC te behet automatikisht ne nje periudh te caktuar kohore, p.sh. ne cdo 20 minuta. Nje gje e tille eshte e mundur dhe per kete do te flasim me vone. Ne RAM kryhen te gjitha operacionet e mundshme me kompjuter. Kujtesa operative RAM ndahet ne pese pjese: Kujtesa konvencionale me kapacitet deri 1 Mb (1024 kb) e cila perbehet prej dy pjeseve: kujteses standarde me kapacitet prej 256 kb apo 640 kb te cilen e posedon cdo lloj PC dhe kujteses se eperme apo sistemore me kapacitet prej 384 kb. Kujteses standarde e shfrytezon pjeserisht vetevetiu DOS-i, ndersa kujtesen e eperme video grafika. Kujtesa e larte (HMA - High Memory Area) me kapacitet prej 64 kb, e cila ndodhet menjehere pas kujteses konvencionale. Kete kujtese mund ta shfrydezoje DOS-i nepermjet te EMM (Extended/Expanded Memory Manager). Kete lloj kujtese si dhe kujtesen e shtuar dhe te zgjeruar mund te posedojne vetem PC-ite qe permbajne serite e procesoreve 80 286, 80 386, 80 486 dhe pentiumi. Kujtesa e vazhduar (Expanded) te cilen e shfrydezojne programet e ndryshme dhe programet Windows. Kujtesa e zgjeruar (Expanded) e cila ekziston e ndare nga kujtesa konvencionale dhe kujtesa e vazhduar. Kapaciteti i dy kujtesave te fundit varet nga konfigracioni i PC-se. Sot jane te njohura vlerat mbi 20 Mb. Kujtesa virtuale, e cila per dallim nga te gjitha kujtesat e tjera te permendura deri tani, formohet ne hapesiren e lire te diskut te ngurte. Me ndimen e kesaj kujtese sistemi mund te operoje me kujtese me te madhe se sa eshte vete kujtesa e sistemit. Kujtesa e perhershme ROM Kujtesa e perhershme ROM permban te dhena, te cilat nuk mund te incizohen, te fshihen e as te nderrohen, por vetem mund te lexohen. Keto te dhena jane te perhershme dhe instalohen ne fabrike. Te dhenat e perhershme ne ROM permbajn programe te shkurt te cilet mundesojne inicimin e punes se kompjuterit kur e ndezim ate. Keto informata mundesojne leximin e programeve te caktuara nje nder te cilet eshte i ashtuquajturi sistemi operativ i diskut DOS (Disk Operating System) nga disketa apo disku, varesisht nga lloji i kompjuterit, me te cilin punohet. Pra, informata nga ROM-i mundesojne leximin e DOS-i nga disku apo disketa ne RAM. Kujtesa kesh Cache Dihet se te gjitha veprimet te cilat kryhen ne CPU duhen te kembehen me kujtesen RAM. Nga ana tjeter, te dhenat nga RAM duhet te kembehen me diskun. Ne procesin e ketyre kembimeve vie deri te "fyti i ngusht " ndermjet CPU dhe kujteses RAM ne njeren ane, dhe kujteses RAM e diskut ne anen tjeter. Per te tejkaluar kjo situate perdoret kujtesa e perkoshme "kesh" (Cache) e cila dukshem e zmadhon shpejtesine e kembimeve te te dhenave ndermjet njesive te permendura. Kujtesa e cila ndimon kembimet e te dhenave ndermjet kujteses RAM dhe CPU quhet Cache ("kesh"), ndersa kujtesa e cila ndihmon kembimet e te dhenave ndermjet kujteses RAM dhe diskut quhet Disk Cache ("disk kesh"). Kujtesa sekondare Kujtesa sekondare (masovike)sherben per aktivimin e te dhenave, regjistrimin e sistemit operativ te diskut - DOS-it si dhe regjistrimin e programeve aplikative. Kjo lloj kujtese regjistrohet ne disketa, disk apo CD-ROM. Kapaciteti i mikrodisketes mund te jete deri 2.44 Mb, ndersa i diskut te ngurte mund te jete e rendit Gb (giga bajte: 1 Gb = 1024 Mb). Disku i ngurteDisku i ngurte (Hard Disk) apo shkurt disku eshte nje bartes i posacem, i cili sherben per arkivimin (ruajtjen) e te dhenave. Perbehet prej nje pllakeze magnetike me kapacitet shume te madh nga 500 Mb deri disa Gb (1Gb=1024 Mb). Njesia e diskut ne njesine sistemore shenohet gjithmone me simbolin c: pa marre parasysh se sa njesi te disketave ekzistojne ne te.Kompjuterit e pare kane patur vetem nje njesi te disketes, e cila eshte shenuar me simbolin A:. Me vone eshte ndertuar edhe nje njisi e disketes e cila eshte shenuar me simbolin B:. Me vone ne kompjuter eshte ndertuar disku i ngurte (Hard Disk), i cili eshte i shenuar me simbolin C:. Tani ekziston edhe njesia e CD-ROM.it, e cila shenohet me D:. Sot vlen rregulli: disku i ngurte gjithmon shenohet me simbolin C:. Ne qofte se kompjuteri ka vetem nje njesi te disketes, ajo shenohet me simbolin A:. Ne qofte se kompjuteri i ka vetem dy njesi te disketave, e para shenohet me A: dhe e dyta me B:, pa marre parasysh se per cfare diskete eshte fjala: 3.5 " apo 5.25 ". DisketatNe njesine sistemore mund te mos kete fare njesi te diskut (te kompjutert me procesoret e tipit 80 , por gjithmone ekziston nje ose me shume njesi te disketave. Zakonisht diketat e siperme (ose disketat e majte kur ato ndodhen ne te njejten vije horizontale) shenohet me simbolin a:, ndersa disketa e poshtme (ose e djathte) shenohet me simbolin b:. Per nga madhesia fizike dallojme dy lloje disketash: mikrodisketa prej 3.5" (apo 3 1/2") dhe minidisketa prej 5.25 " (apo 5 1/4"). Per nga kapaciteti i kujteses se regjistrimit ne to, secila nga llojet e mesiperme te disketave mund te jete me densitet te dendur dhe me densitet tejet te dendur, pastaj nje anesore dhe dy anesore.Disketat me te dhena duhet ruajtur nga rrezatimi i fuqishem, nga fusha magnetike, nga lageshtia, nga pluhuri dhe sidomos nga demtimet fizike. Siperfaqja e lire e diskut nuk duhet te preket me gishta apo mjete tjera, pasi mund te demtohet pergjithmone.MS DOS-i mundf te shfrytezoje keta bartes per arkivimin e te dhenave: Shiqoni poshte Bartesiper arkivim Diametrid KapacitetiC.
Simboli
mikrodisketa 31/2" 360 kb720 kb1.44 Mb2.88 Mb SS DDDS DDDS HDDS VQ
minidisketa 51/4" 360 kb420 kb1.2 Mb SS DDSS HDDS HD
disqet e ngurta ~31/2" ~Mb~GB
disqet optike ~31/2" ~MB~GB
trakat magnetike
Simbolet kane kete domethenie: SS (Single Sided) nje anesore; DS (Double Sided) dy anesore; DD (Double Density) densiteti i dyfishte; HD (High Density) densiteti i larte. Mikrodisketa Mikrodisketa perbehet nga nje disk magnetik me diameter 3.5" (8.89cm). Me qellim mbrojtjeje nga demtimet e jashtme, ky disk eshte i vendosur ne nje shtepize plastike te forte. Sa i takon kapacitetit, mikrodisketa, sic thame me siper, mund te jete: me kapacitet te ulet SS DD (360 kb), me kapacitet te mesem DS DD (720 kb) dhe me kapacitet te larte DS HD (1.44 Mb). Per nga pamja e jashtme e tyre dallimi eshte vetem ne ate se ne disketat e tipit DD ekziston vetem nje zgaver ne anen e majte te saj, ndersa ne ate te tipit HD ka dy zgavra: njera ne anen majte e tjetra ne anen e djathte. Zgavra e djathte eshte shenje e kapacitetit te larte te disketes dhe po te perdoret ne njesin e disketes se ndonje kompjuteri te llojit XT, ajo nuk do te funksionoje pa ia mbyllur zgavren e djathte. Ne kete rast ajo do te funksionje por me kapacitet te pergjysmuar (disketa me kapacitet 1.44 Mb, punon si diskete me kapacitet prej 720 kb). Te mikrodisketa zgavra e majte sherben per ta mbrojtur disketen nga arkivimi i te dhenave te padeshirueshme ne te. Kur zgavra e majte e mikrodisketes eshte e mbyllur (me nje mbylles te posacem), ne te mund te shkruhet d.m.th. ne te mund te arkivohen te dhena te ndryshme. Kur zgavra e mikrodisketes eshte e hapur, atehere ne te me nuk mund te arkivohet asgje por vetem mund te lexohen dhe te perdoren te dhenat dhe informatat e ndryshme te arkivuara me pare ne te.Ne shtepizen e disketes ndodhet nje mbrojtes metalik i livizshem. Kur disketa vihet ne njesine e disketes (shigjeta duhet te jete ne anen e siperme dhe ne drejtimin e hyrjes ne njesin perkatese), me ndimen e nje mekanizmi, shmanget mbrojtsi metalik dhe tani koka metalike mund te lexoj apo te arkivoje te dhenat ne njeren ane te disketes te tipit SS dhe ne te dy anet ne disketen e tipit DS, por ne kete rast ekzistojne dy koka magnetike, ne secilen ane nga nje. Minidisketa Mindisketa, per nga madhesia fizike, eshte me e madhe se mikrodisketa, kurse per nga kapaciteti me e vogel. Minidisketa per shkaqe mbrojtjeje nga demtimet e jashtme, eshte e vendosur ne nje shtepize plastike (kjo eshte shume e bute se shtepiza e mikrodisketes dhe me lehte mund te demtohet), ku ndodhet nje disk magnetik me diameter prej 51/4" (13.335 cm). Carja katrore e cila duhet te mbyllet qe te ruhet minidisketaNga shkrimi ne te Minidisketa Hapesira per koken magnetike Minidisketa ne anen e majte ka nje carje katrore, e cila kur eshte e hapur, ne diskete, mund te shkruhen dhe te fshihen te dhenat ne te. Per ta mbrojtur nga fshirja e te dhenave, duhet mbyllur kete carje me nje mbulese letre apo plastike. CD ROM-i CD-ROM-i (Compact Disk Only Read Memory) eshte nje disk optik i cili perbehet nga nje disk plastik me diameter 12 cm, trashesi 1.2 mm dhe me nje zgaver ne mjedis me diameter 15 mm. Ne te, qe ne fabriken e tij jane shenuar te gjitha te dhenat e duhura dhe eshte njeri nder bartesit e te dhenave me me perspektive. Incizimi si dhe leximi i te dhenave nga CD-ROM-i behet me ndihmen e laserit diodik apo ndonje laseri tjeter.Sot ne CD-ROM dergohen programet e ndryshme kompjuterike, muzika, te dhenat nga shkenca e teknika dhe nga te gjithe lemenjet e diturise. Kapaciteti i kujteses se CD-ROM-it mund te jete nga disa qindra Mb deri ne Gb. Pajisjet periferike Pajisjet periferike hyrese apo dalese sherbejne per komunikimin me kompjuterin. Me ndimen e pajisjeve hyrese behet arkivimi i te dhenave ne kujtese, dhenia e komandave etj. Nga pajisjet me te rendesishme te kompjuterit dallojme keto: Tastiera (Keyboard), Shkruesi (Printer); Vizatuesi (Ploter); Lexuesi (Scaner); Modemi (Modem); Miu (Mause); Xhoistiku (Joystick) etj. SISTEMI OPERATIV I DISKUT "MS - DOS" Venia e informatave ne kompjuter Thame se informatika eshte diciplina e cila mirret me perpunimin auotmatik te informatave. Pra, per te perpunuar informaten, se pari ate duhet vene ne kompjuter. Sot informata vihet ne kompjuter me ndimen e tastieres duke shenuar me gjuhen e larte kompjuterike. Gjuha e larte kompjuterike eshte gjuha me e aferte per njeriun. Mirepo, kete gjuhe kompjuteri nuk e njeh, ai njeh vetem gjuhen digitale prej dy mundesive: ka apo nuk ka tension (simbolikisht keto dy gjendje i kemi shenuar me pare me numrat 0 dhe1).Kompjuteri dallohet me vetine e tij se mund te perdoret me kryerjen e shume programeve. Keshtu, i njejti kompjuter ne nje cast mund te perdoret si mjet shkrimi (zbaton ndonjerin nga programet per perpunimin e tekstit p.sh. editorin e tekstit Word for Windows), me pas mund te perdoret per llogaritje (zbaton ndonje program per llogaritje tabelare p.sh. programin Excel), me pastaj mund te perdoret per vizatim (zbatone program per vizatim p.sh. programin e njohur Corel Draw). Keto programe, e shume te tjera, mund te jene te instaluara ne PC tuaj. Programi eshte nje koleksion informatash e udhezimesh te cilat drejtojne punen e kompjuterit. Kompjuterit komandohet nga ana shfrytezuesit me ndimen e komandave. Komanda ehte nje urdherese qe shfrytezuesi ia jep kompjuterit me qellim te veprimit te caktuar. Kete komande duhet ta pranoj kompjuteri, ta kuptoj dhe ta zbatoje. Qe e gjithe kjo te realizohet duhet te behet komunikimi i sakte i njeriut me kompjuterin. Kompjuteri kupton vetem sinjalet elektrike te perbera nga tensioni dhe rryma elektrike. Sot per kete qellim, kryesisht perdoren tensioni elektrik prej 0 volt (qe simbolikisht shenohet me numrin binar 0) dhe tensioni prej +5 V (qe simbolikisht shenohet me numrin binar 1). Nga ana tjeter, njeriu nuk i ndien nepermjet shqisave sinjalet elektrike. Kjo eshte veshtersia e pare ne komunikimin e njeriut me kompjuterin, dhe anasjelltas. Disi duhet te gjindet zhgjedhja qe menyra e komunikimit te kompjuterit te shendrohet ne trajte te qarte per njeriun.Zgjidhja e ketij problemi eshte bere keshtu. Kompjuterit i dergohen sinjale elektrike nepermjet te nje releji ne trajten e numrav binar. Numri 0 do te thote se nuk ka tension elektrik dhe 1 do te thote se ka tension elektrik. Ne kete menyre, ne CPU dergohen sinjalet elektike si kombinim i 0 dhe 1 ka kuptim te saket qe eshte shenuar ne tabelen perkatese ne CPU-ne e kompjuterit nga ana e prodhuesit.Krahas sistemit binar, njeriu mund te perdore sistemin heksagonal apo decimal per komanden qe duhet dhene kompjuterit, por ato prap eshte dashur te shnderrohen ne sistemin binar nga ana e shfrytezuesit, gje qe ka paraqitur telashe te medha. Sot perdoret menyra tjeter e paraqitjes se komandes e kjo eshte menyra mnenonike apo menyra e numrave, shkronjave dhe shenjave. Keto simbole zgjedhen ashtu qe te kene logjike mbi ate qe duhet te kryhet. P. sh. ne menyren memonike komanda per fshirjen e ekranit eshte cls qe rrjedhe nga fjalet ne gjuhe angleze: Clear Screen (fshirja e ekranit). Keshtu, shkruarja dhe mbajtja ne mend e komandave per njeriun eshte shume me e lehte. Cdo prodhues i njesise qendrore procesore te kompjuterit eshte i obliguar qe te formoje tabelen e trajtave mnemonike te te gjitha komandave qe jane ne dispozicion ashtu qe seciles komande ne menyren mnemonike i korrespondon vete nje komande ne trajten binare nga e cila krijohet sinjali korrespondent elektrik i asaj komande dhe dergohet ne CPU per ekzekutim. Shnderrimin i trajtes mnemonike ne trajten binare te komandes sot e bene vete kompjuteri, e dikur eshte bere me dore nga shfrytesuesi. Sot, nga ana e programerit, te gjitha programet shkruhen ne menyren mnemonike e jo ne menyren heksagonale apo binare.Asembleri (Asembler) eshte programi apo gjuha qe e perkthen menyren mnemonike te shkruarjes ne menyren binare.Gjuhet e larta programore perdoren per shkruarjen me te lehte te programeve kompjuterike. Programi i shkruar ne gjuhe kompjuterike perkthehet ne gjuhen e makines me ndimen e programave te posacme qe quhet perkthyese te gjuheve. Ekzistojne dy lloje te ketyre programeve: Interpreteret (Interpreter) dhe Kompajleret (Compiler) Interpreteri e bene perkthimin e cdo komande atyperaty nga gjuha e larte kompjuterike ne gjuhen e makines dhe, pakashume shkaketon ngadalesimin e rrjedhjes se programit.Kompajleri e bene perkthimin e gjuhes se larte kompjuterike vetem nje here. Te ky rast ndryshimet e bera me vone ne programin burimor nuk do te realizohen atyperaty ne programin e perkthyer, pasi nuk ekziston lidhmeri e drejteperdrejte e tyre pas perkthimit te pare. Per shkak duhet posacerisht te behet perkthimi i programit te ndryshuar dhe me pastaj te realizohet. Sisteme operative Softueri perbehet nga programet e ndryshme kompjuterike, te cilat perbehen nga nje mori udhezimesh te cilat ne menyren e vet i diktojne kompjuterit se cka duhet dhe si duhet vepruar ne situata te caktuara. Urdherat kompjuterit i jepen nepermjet te tastieres apo miut. Programi i cili i nevoitet kompjuterit per te komunikuar me shfrytezuesin ne njeren ane dhe harduerit e programeve aplikative ne anen tjeter qe eshte i arkivuar ne disk, quhet sistem operativ i diskut apo shkurt DOS qe rrjedh nga shkurtimi ne gjuhen angleze, Disk Operating System. DOS-i, sic thame, ndodhet i arkivuar ne diskun e ngurte dhe me rastine cdo ndezjeje te kompjuterit ai lexohet ne kujtesen operative. Pa leximin e DOS-it (apo te ndonje sistemi operativ) kompjuteri nuk fuksionon fare.DOS-i eshte nje sistem operativ per IBM PC dhe PC te tjera kompatibile me te. DOS-i emertohet me parashtesa te ndryshme: MS DOS (MicroSoft Disk Operating System), PC DOS (Personal Computer Disk Operating System) dhe DR DOS (Digital Research Disk Operating System). Kryesisht, nuk ka dallime te medha ndermjet ketyre programeve.Natyrisht, ekziston nje numer i madh i programeve operative sic jane: CP/M (program i dikurshem per procesoret tete bitesh 8080, Z80 etj.;pastaj programi ooperativ UNIX, WINDOWS 95/98/2000, OS, Alpha, Linux .... etj.
Online - Kurs by AlbaComm KOMPJUTERI DHE TRURI I KOMPJUTERIT: TURI DHE TRUPI - Per ta kuptuar me se miri kompjuterin, eshte mire qe te bejme krahasimin me njeriun. Kompjuteri perbehet prej trupit, i cili eshte pjesa fizike e tij ose Hard Ware dhe prej trurit, i cili eshte pjesa programore - Soft Ware. Pjesen makinerike e perbejne monitori, tastiera, tower-i, printeri, skeneri etj. Por te gjitha keto pjesenuk do te mundeshin te punojne, nese nuk do te ekzistonte pjesa programore, e cila udheheq punen me to.Per shembull kur bleni printer, doemos ne paket duhet te ket disketa me programin per punen e tij - drajvera (udheheqes programore), perndryshe nuk do te mundeni te shfrytezoni printerin. Ne kohe te fundit, me paraqitjen e Windows 95, dhe tanime Windows 98, shume kokeqarje te meparshme te instalimit te pjeseve fizike sic jane printeret, skeneret, kartelat per ze etj. jane tejkaluar. Behet fjale per teknologjine e re te njohjes fizike te cilen e bene vete sistemi, e cila quhet Plug & Play. Ne fakt, me ane te kesaj teknologjie ju mundesohet instalimi i pjeseve te reja pa patur nevoje per instalimin e drajvereve te tyre. Per kete shkak,Windows 98 ka nje perparesi te madhe ndaj sistemeve tjera, ngase jo vetem qe ofron stabilitet te madh gjate punes me pjesen programore (software-in), por edhe i ka te inkuadruara standardet me te reja te punes me pjesen makinerike , ashtu qe stabiliteti i tij dyfishohet. Pjesa programore perbehetn nga vete sistemi operativ, si dhe nga programet sherbyes. Sistemi operativ ne kete rast Windows 98, mundeson udheheqjen me punen e programeve sherbyese, ndersa programet sherbyese - aplikacionet, jane ato qe na e kryejne punen. Te tilla jane programet per shkrimin e tekstit, per vizatim, dizajn, etj. Hardware - Pjesa fizike (makinerike) Hardware - Pjesa fizike (makinerike) Njesite - pajisjet e kompjuterit Hardware ndahet ne njesi hyrese, dalese dhe hyrese- dalese. Hyrese jane ato njesi qe shtiejne te dhenat ne kompjuter. Te tilla jane: tastiera, miu, skeneri, etj. Dalese jane njesite qe ia paraqesin te dhenat e perpunuara sherbyesit: monitori, printeri, degjueset, etj. Hyrese - dalese jane njesite qe kane qendrim te dyanshem ndaj te dhenave. P.sh. modemi eshte njesi qe jep dhe merr te dhena, gjithashtu hard disku, disketat etj. Procesori - eshte truri i kompjuterit. Ne te kryhen te gjitha llogaritjet dhe behen te gjitha ndryshimet qe sherbyesi i sheh prej jasht. Prodhues te ndryshem prodhojne procesore. Me te njohur jane Intel, IBM, AMD, etj., por si me "stabil" per xhepin e shfrytezuesit te thjeshte deri tani jane treguar procesoret e llojit Pentium nga firma Intel. Procesori ka formen me te thjeshte se te gjithe pjeset tjera, por kryen funksionet me te perbera Pllaka kryesore (mainboard, motherboard) - Pllaka eshte vendi ku behet instalimi i procesorit, hard diskut, RAM memorise, video karteles, si dhe shtesave tjera. Kjo eshte nje plloqe e lidhur me shume tela te cilat duket se jane te perziera lemsh, por mos u merzitni: derisa ju punon mire kompjuteri, gjithqka eshte ne rregull. RAM - Memoria punuese - Shembulli i memorise punuese eshte tavolina punuese ne te cilen mundeni te vini disa libra.Sa me e madhe qe eshte tavolina, aq me teper libra mundeni te vendoni mbi te. Njelloj sa me i mash eshte RAM-i, me aqe me teper programe do te mundeni te punoni njekohesisht. P.sh. me 8 RAM memzi do te mund ta cilni Windows-in, ndersa me 32 RAM, do te mundeni njekohesisht te shkruani liber ne Word, ndersa ne prapavije ta keni fjalorin Anglisht- Shqip, ta keni te celur Enciklopedine ne te cilen do te mundeni te "vidhni" ndonje fotografi per librin, si dhe ta keni te celur programin per TV-kartelen, ashtuqe kurdo te merziteni, te shihni pak televizor, e pastaj perseri t`i ktheheni punes. Hard disku - Hard disku i ngjane shembullit te rafteve te librave. Nese keni shume rafte, do te mundeni te vini shume libra ne to. P.sh. nese hard disku i juaj ka vetem 100 MB (Mega Bajt) kush e di se a do te mundeni ta instaloni edhe Windows 98, por nese keni 1 GB (GigaBajt), krahas Windows 98 do te mundeni ta instaloni edhe Office 97, 100 libra , ndonje loje etj. Nese shpesh shetiteni me hard disk ne dore, ne te cilin i keni punimet dyvjeteshe brenda, ja nje keshille: ruajuni mos ju bje nga dora Monitori - Keni kujdes kur e bleni moritorin. Dallimi prej 100-200 DM per monitor me te mire nuk eshte problemkur behet fjale per ruajtjen e syve. Sipas mundesise, bleni monitor 15 inch ose me te madh. (Matja e inceve behet ne menyre diagonale). KOMPJUTERI: TRUPI DHE TRURI Video kartela Ben transferimin e fotografise prej pllakes kryesore ne monitor. Nese keni nder mend te punoni animacione per reklama televizive, do t`ju duhet kartele e shtrenjte, perndryshe, knaquni me nje kartele te rendomte kolor. Keyboard-i (tastiera) -eshte njesia per shtierjen e te dhenave, shtypjen e tekstit si dhe dhenies se komandave kompjuterit. Per perdorimin e saj do te flasim me vone . Miu (mouse) -eshte pajisja qe kontrollon levizjen e treguesit ne monitor.